E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina përplas motorin në Bilisht, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Bilishtit.

Policia bëri të ditur se një motor, që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një automjet tip “Volksvagen”.

Për pasojë, i lënduar ka mbetur 26-vjeçari që po lëvizte me motor. Ai është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i mjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›