E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas motorin në Fier, drejtuesi i motomjetit dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në Fier, pranë vendit të quajtur “ Vajkan”.

Një automjet tip” Renault” është përplasur me një motor dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit është plagosur rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›