E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina përplas motorin në Korçë, burrë dhe grua përfundojnë në spital

Aksident i rëndë në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motorr.

Janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›