E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas të miturën, humb jetën 2-vjeçarja në Rrogozhinë

Tragjike në Rrogozhinë. Një automjet ka përplasur një të mitur. Për pasojë 2-vjeçarja ka ndërruar jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas 24-vjeç është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›