E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas të moshuarën ndërsa kalonte vijat e bardha në Korçë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Bëhet me dije se një  automjet tip “Benz” përplasi një këmbësore, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësor.

E moshuara ka qenë duke lëvizur në vijat e bardha kur është goditur nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Më datë 25.02.2026, rreth orës 16:45, në lagjen nr.10, pranë vendit të quajtur “Lëndina e lotëve”, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin V. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen M. P., rreth 65 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në spital.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›