E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina përplas të moshuarin që po kalonte tek vijat e bardha në Vlorë

Një i moshuar u plagos në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë.

Ai ishte duke kaluar pranë vijave të bardha në rrugën “Transballkanike” kur u përplas nga një makinë tip “Benz”.

Si pasojë e goditjes, i moshuari mori plagë të shumta në trup dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë e automjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›