E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina përplaset me kollonën e urës në Bulqizë, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës në segmentin e “Rrugës së Arbrit”.

Korrespondenti i Klan News, Neki Feta bën të ditur se një mjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke i rënë kollonës së urës.

Ndërkohë mësohet se në mjet udhëtonte vetëm shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës për mjekimin e parë, por gjendja e tij është e rënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›