Makina përplaset me mjetin e ushtrisë në Gjirokastër, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ku automjeti tip “Volkswagen Cady” është përplasur me automjetin e ushtrisë tip “Mad”.
Si pasojë e përplasjes mjeti i ushtrisë ka dalë nga rruga duke u përmbysur, ndërsa drejtësi dhe pasagjeri i automjetit “Volkswagen Cady” kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., 58 vjeç dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit ushtarak B. Gj., 54 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/