E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplaset me një mjet të parkuar në Shëngjin, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në hyrje të Shëngjinit.

Një automjet tip Ford është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit mbeti i lënduar, ku ështe dërguar me urgjencë për ndihmë mjekesore në Spitalin e Lezhës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:30, në Shëngjin, shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi J. H.,  u transportua në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›