Makina që ecën pa shofer tashmë është një realitet
Makina që mund të ecë pa shofer tashmë është bërë realitet në SHBA. Kështu, nëse do të shihni një Toyota Prius duke ecur pa drejtues, mos u çudisni: nuk bëhet fjalë për ndonjë film fantashkencor. Ajo është një makinë e prodhuar dhe drejtuar nga Google, që mund të ecë vetë. Tashmë prej një muajsh ajo ka marrë leje edhe për të qarkulluar edhe në autostradat kaliforniane, përveçse në Florida dhe Nevada. Pas SHBA-së ndërkohë, edhe në Gjermani kanë filluar eksperimentet për prodhimin e makinave që ecin vetë.