E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina u përfshi nga flakët/ Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari nga Saranda

Ka ndërruar jetë në reanimacionin qëndror të QSUT në Tiranë, 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti tip “Volkswagen Touran” mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë Skërficës.

Pavarësisht transportimit fillimisht në Sarandë e më pas në Tiranë, ai nuk arriti të mbijetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›