E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina vret 11-vjecarin dhe plagos rende shokun e tij

Policia e Fierit Shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e automjetit

Nje femije 11-vjecar ka humbur jeten dhe nje tjeter u plagos rende si pasoje e nje aksidenti dje ne fshatin Ade te Fierit. Grupi i femijeve po ktheheshin si gjithmone nga fusha e futbollit por nje automjet eshte perplasur me ta. Si rezultat i perplasjes mbeti i vdekur djali 11-vjecar dhe u plagos rende shoku i tij. Makina me targa FR 92 12 B ka qene duke ecur me nje shpejtesi mjaft te madhe dhe ne momentin qe drejtuesi i saj ka pare femijet ka qene teper vone per ta kontrolluar drejtimin e saj. Ne perpjekje per te shmangur aksidentin automjeti ka perfunduar ne nje kanal pasi ka demtuar rende grupin e femijeve. Ngjarja ndodhi diten e djeshme rreth ores 1330 ne fshatin Ade afer fshatit Frakull e Vogel. Sipas deshmitareve ne vendngjarje makina ka goditur fort vetem dy nga femijet ndersa te tjeret fatmiresisht nuk kane asnje plage. Menjehere pas ngjarjes familjaret e femijeve kane njoftuar urgjencen e spitalit te Fierit por ne fakt ka qene teper vone pasi 11-vjecari Redian Isufi nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra ndersa fati eshte treguar me bujar per bashkemoshatarin e tij Klodian Xhemaj. Burime nga policia kane bere me dije se shkak i ketij aksidenti tragjik ka qene shpejtesia tej normave te lejuara nga 30-vjecari Ervin Hila si dhe terreni i veshtire i rruges.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth ores 1330 ne afersi te fshatit Frakull e Vogel. Nje automjet me targa FR 92 12 B eshte perplasur me nje grup femijesh qe ktheheshin nga nje kalceto per ne shtepite e tyre. Makina vinte nga fshati Vjose ne drejtim te Fierit kur eshte perplasur me femijet dy prej te cileve i ka marre perpara. Si pasoje ka humbur jeten 11-vjecari Redian Isufi dhe eshte plagosur bashkemoshatari i tij Klodian Xhemaj te dy nga fshati Vjose. Te tronditur nga ngjarja e rende te afermit dhe prinder te femijeve njoftuan urgjencen e spitalit te Fierit por ka qene teper vone per 11-vjecarin Isufi. Nderkohe Klodian Xhemaj ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Polica ka shoqeruar drejtuesin e mjetit dhe po heton per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit. Sipas policise se Fierit drejtuesi i mjetit Ervin Hila 30 vjec ka qene duke udhetuar me shpejtesi tej normave te lejuara ndersa femijet kane qene duke ecur ne ane te rruges.

Policia

Policia e Fierit beri me dije se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilen udhetonte Ervin Hila dhe terreni i veshtire i rruges. Pas ngjarjes autori i ngjarjes eshte shoqeruar ne polici ku dhe po kryhen proceduarat e nevojshme hetimore. Te dhenat e deritanishme deshmojne se dyshohet qe 30-vjecari Ervin Hila eshte pergjegjes per ndodhjen e ketij aksidenti te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›