E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat Autoriteti Mbikqyres mbeshteti rritjen e sigurimit

AMF nepermjet nje note zyrtare ka bere te ditur dje se pranon nderhyrjen ne tregun e sigurimeve por nje gje te tille e ka bere ne te mire te qytetareve dhe subjekteve kliente te kompanive qe operojne ne kete treg. Qe nga fillimi i ketij muaji eshte vene re me shqetesim nje rritje e menjehershme dhe e pergjithshme e tarifes qe duhet te paguajne klientet per automjetet e tyre cka pasoi uljen e ndjeshme te saj ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar. Ne kushtet e nje tregu te lire theksohet nga AMF e rendesishme eshte te monitorohet shendeti financiar i operatoreve per angazhimet qe ata kane ndaj publikut dhe pergjegjesite per te shlyer demet sipas kontratave te lidhura me publikun. AMF disponon mekanizma te tjere mbikeqyrese qe nuk jane direkt kontroll cmimesh dhe konkretisht nderhyn nese tarifat e aplikuara jane nen primin e rrezikut qe do te thote shitje e produktit nen kosto.
Me pak fjale deklarata e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare le te kuptohet qe ulja e tarifave si pasoje e liberalizimit ka sjelle shqetesimin se kompanite nuk do te kishin mundesine te paguanin demet per klientet e tyre pasi sasia e primeve qe po hynin ne arkat e ketyre kompanive ishte shume me e vogel se me pare.
Ulja e tarifave eshte bere jo se kompanite apo agjentet i urdheroi dikush por ne nje treg ku nuk percaktoheshin me tarifat nga ministri i Financave konkurrenca luan rolin e vet dhe siguracionet kapin nje kosto sipas kerkese-ofertes. U takon kompanive qe te bejne llogarite e veta dhe ne rast se nuk e perballojne konkurrencen mund te ikin nga tregu duke shpallur falimentin. Por AMF qe betohet per veprime ne te mire te konsumatoreve nuk thote asnje fjale qe te shpjegoje se pse cmimet e policave te sigurimit te detyrueshem aktualisht u rriten mbi nivelin e meparshem Cfare kushtesh kane ndryshuar qe e bene tregun te adoptonte tarifa edhe me te larta se para liberalizimit dhe rritja u be njesoj dhe nga te gjithe njekohesisht Sipas deklarates se AMF-se historia e tarifimit te sigurimeve ne vendet e tjera te Evropes deshmon se zbatimi i tarifave sipas rregullave te tregut eshte e vetmja menyre per te shtyre shoqerite e sigurimit qe te ulin koston e sigurimit ne afatgjate pavaresisht se historikisht ne vitet e para pas liberalizimit cmimet edhe ne keto vende kane pesuar rritje te ndjeshme. Kostot ne fakt mund te jene rritur automatikisht ne vende te tjera por ne Shqiperi ato nxitjen e kane marre nga Autoriteti i Mbikeqyrjes. Kompanite kane vene ne levizje te gjitha levat e tyre per te krijuar idene se tregu duhet rregulluar nderkohe qe shqetesimi i tyre i madh ka qene ruajtja e fitimeve te larta. Primet sollen ne arkat e tyre 2.2 here me shume fonde se sa demshperblimet per aksidentet edhe para liberalizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›