E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit.

Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa auomjete si edhe mjete të tonazhit të lartë, kamione.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit e as numri i të lënduarve. Ndërkaq mësohet se drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin të Traumës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›