E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat nga veriu, do te kalojne nga Vora

Punimet, qe po kryhen per mbikalimin e Kamzes, do te devijojne qarkullimin e automjeteve qe hyjne per ne kryeqytet. Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve. Ato kane njoftuar per te gjithe drejtuesit e automjeteve se duke filluar nga dita e sotme qarkullimi i automjeteve qe vjen nga Kamza ne drejtim te Tiranes do te devijohet ne rrugen paralele te Autostrades Tirane-Durres. Pra, ne kete menyre, makinat qe vijne nga qytetet veriore, duhet te kalojne ne krahun tjeter te autostrades, bashke me trafikun qe vjen nga Durresi per ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›