E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maks Velo, te gjitha artet kane nje lidhje

SARANDE - Holli i hotelit, qe keto dite eshte streha e artisteve pjesemarres ne festivalin "Butrinti 2000", nuk eshte i zakonshmi. Nje kend i tij i takon pikturave te Maks Velos, i cili dje celi nje ekspozite ne hollin e hotel "Butrintit". Nuk eshte rastesi asgje! Krijimet e tij ne nje fare menyre lidhen me teatrin dhe per t'u ekspozuar jane zgjedhur pjesa me e madhe e puneve qe kane lidhje me te. "Kjo nuk eshte thjesht nje rastesi, shprehet piktori, pasi une e kam dashur perhere teatrin dhe jane shtresa ne subkoshience ato qe krijojne marredhenie te kodifikuar". Ndersa ajo qe i ka interesuar perhere piktorit Velo ne kete rast eshte marredhenia njerezore ne teater. Ai shpjegon se ndonjehere "personazhet jane te shnderruar edhe ne shenja, ne simbole, por qe flasin perhere per gjendjet e njerezve. Pra, ka qene gjithmone zberthimi i marredhenieve njerezore qe mua me ka interesuar ne art". E duke qene jo vetem piktor, Maks Velo rreket te shpjegoje pikerisht kete marredhenie, ate te lidhjes qe kane artet mes tyre. "Te gjitha gjinite e artit kane nderthurje mes tyre, dhe nje artist, i cili nuk i njeh te gjitha keto nuk mund te jete i plote", thekson Velo.

Dhe shpjegon se pikerisht kete eshte munduar te beje tere jeten, t'i njohe te gjitha fushat e artit nga pak, dhe shpjegon se, "nje nga anet e artit tim eshte pikerisht kjo njohje". Krijimet e ekspozuara datojne te gjitha pas viteve '90, e qe shkojne deri ne vitin 1998.

A.Ymeri


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›