Malaj: Të ardhurat në buxhet, rritje me 40.6 miliardë lekë në 2025-ën

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB.
Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të projektbuxhetit të vitit që vjen, Malaj bëri të ditur se krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat totale buxhetore për vitin 2025 parashikohen rreth 40.6 miliardë lekë ose 0.2% e PBB më shumë.
Sipas tij, të ardhurat nga ndihmat parashikohen të jenë rreth 19 miliardë lekë, ose 2 miliardë lekë më shumë se viti 2024.
Të ardhurat tatimore parashikohen të arrijnë në 709 85 miliardë lekë ose 54.15 miliardë lek më shumë se viti 2024.
Të ardhurat jotatimore parashikohen 25.8 miliardë lekë me një rritje të lehtë prej 400 milionë lekësh, krahasuar me buxhetin fillestar 2024.
Komisioni i Ekonomisë, foto: Florian Abazaj 1 nga 5/j.p/