E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Te krijohet sa me pare Qeveria

Arben Malaj, kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës nëpërmjet një deklarate dërguar mediave thotë se nga rezultatet e  marra deri tani nga procesi i numërimit, vlerësojmë se nuk ka përputhje të tyre me pritshmëritë tona dhe të votuesve tanë. 

“Zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati ynë, por frika që konstatuam  gjatë fushatës elektorale. Asnjë popull nuk mund të përparoje dhe zhvillohet pa vrarë frikën”, thuhet në vijim të deklaratës. 'Vendi ynë ka përpara sfida të vështira' thotë Arben Malaj, i cili shpreson se që Qeveria e re duhet të  krijohet sa më pare, sepse ekonomia e vendit gjendet përballë një krize gjithnjë e më të rëndë buxhetore. Deklarata mbyllet me një falenderim për të gjithë ata që votuan Arben Malajn dhe me një urim për fituesin  Aleancën për Shqipërinë Europiane. / Top ChannelZgjedhje 2013
Media kosovare: Berisha sot pranon humbjen
Braçe: Njerëzit u kërcënuan, sot të lirë
Ashton e Fyle: Zgjedhjet ishin të mira

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›