E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj i përgjigjet Gjikës: Merru me punët e bashkisë dhe jo me sulme e presione ndaj meje

malajArben Malaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, që kërkonte tërheqjen e tij nga gara si kandidat i pavarur në Vlorë.

Malaj ka kërkuar nga Gjika që të merret me punët e bashkisë, dhe jo me sulme dhe presione ndaj tij.

Shpëtimi ka detyrim të merret me punët e Bashkisë dhe jo me sulme ndaj kolegëve. Unë kurrë nuk do të sulmoj kolegët, por vetëm do të qartësoj opinionin publik pas çdo deklarate servile.

Në asnjë rast të angazhimit tim politik nuk kam votuar për Sali Berishën. Atij i shërbejnë ata që ndryshuan Kushtetutën dhe që bashkëpunuan për të rrëzuar socialistët. Jam i bindur se do të ketë shumë lexues fletërrufesh, edhe kërcënimet do të shtohen. Presioni juaj ndaj strukturave të PS për të penguar fushatën time modeste dhe pozitive është rritur ndjeshëm dhe në nivele të turpshme. PS nuk është bashkia e Tiranës apo e Vlorës. Ndërsa unë ju kam shërbyer dhe do tiu shërbej socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim të dashur. Berisha merr më shumë vota nëqoftëse Shpëtimi nuk bënë mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollin e partisë. Nëse Edi Rama nuk e dëgjoi Shpëtim se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do ta dëgjojë Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit, thuhet në deklaratën e Malajt.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se nuk ka ndërmend që të përçajë socialistët, as duke i trembur apo joshur, siç po bëjnë njerëz të caktuar në PS, sipas tij.

I kam dhënë dhe do ti jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do ta bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do ta bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Do ta bëj si detyrim mirënjohës ndaj kudo dhe kurdoherë.

Në asnjë moment dhe për asnjë motiv nuk do ti përçaj socialistët dhe mbështetësit tanë, as duke i trembur dhe as duke i joshur.

Jam angazhuar dhe përkushtuar gjithmonë që Vlora të jetë sa më harmonike dhe krenare siç e meriton.

Sërish ju qartësoj mos bëni presione, në këtë garë nuk jam për një karrige, por për një detyrim mirënjohës ndaj të rinjve të vendit tim.

Me fitoren time unë e rris cilësinë e fitores së Vlorës, përfundon deklaratën e tij Malaj./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›