E Enjte, 5 Nëntor 2026

Malaj në Uashington, takon drejtorin e FMN-së për Evropën

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës në Uashington zhvilloi një takim me drejtorin e FMN-së për Evropën, Alfred Kammer dhe ekpin e tij.

Në takim u bisedua rreth zhvillimeve pozitive të ekonomisë shqiptare, si dhe për sektorët që po mbështesin rritjen, si turizmi, ndërtimi, konsumi, etj..

“Rritja e qëndrueshme e të ardhurave, reduktimi i borxhit publik, rënia e papunësisë, mbajtja nën kontroll e reziqeve fiskale, por edhe shpenzimet buxhetore brenda parametrave ishin gjithashtu në fokus të takimeve”, theksoi Malaj në një postim në rrjetet sociale.

Malaj gjithshtu, vlerësoi mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të FMN-së, si dhe garantoi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë dy ditë më parë në ministerialin e organizuar nga Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të projekteve të zhvillimit, që u zhvillua në kuadër të mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington, SHBA. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›