Malaj takim me zyrtarin e FMN-së: Vijojmë reformat për zhvillim të qëndrueshëm

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim në Washington D.C. me Alfred Kammer, drejtor i Departamentit Evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Gjatë bisedës, Malaj bëri të ditur se diskutuan mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, ruajtjen e stabilitetit makrofiskal dhe rëndësinë e vijimit të reformave.
Ai theksoi se këto reforma janë thelbësore për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe procesin e integrimit europian të vendit.
“Diskutuam mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, ruajtjen e stabilitetit makrofiskal, si dhe rëndësinë e vijimit të reformave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të vendit”, u shpreh Malaj.
1 nga 4/m.q/j.p/