Malaui proteste anti-regjim 18 viktima

Në qytetet e Malauit ka zbritur në rrugë ushtria, ndërkohë që është regjistruar dita e dytë e protestave anti-regjim, që u kanë marrë jetën 18 personave.
Presidenti Bungu wa Mutharika ka paralajmëruar se do të përdorë cdo masë që do t’i shkojë ndërmend për të shtypur protestuesit.
Protestuesit e akuzojnë atë se e ka futur vendin në krizën më të keqe të ekonomisë që nga shpallja e pavarësisë.
Ushtria është vendosur në kryeqytetin Lilongue, Blantyre dhe Muzu, në veri të vendit, ndërkohë që në aksion janë hedhur edhe agjentët e policisë anti-turmë.
Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, tetë persona mbetën të vrarë gjatë protestave të djeshme, ndërsa pjesa tjetër ditën e sotme.