E Diel, 1 Nëntor 2026

Maldini rikthehet në stërvitje, Kaljari: I pirë, por jo i droguar në timon!

Daniele Maldini është rikthyer në stërvitje ditën e sotme me Kaljarin pas 48 orëve të fundit të trazuara.

Djali i legjendës së Milanit pasi shënoi golin që vendosi ndeshjen mes Kaljarit dhe Atalantas shkaktoi një aksident ku pas testeve të para policia bëri me dije se i riu kishte qenë i dehur në timonin e Porsche Carrera.

Ditën e sotme klubi sard njoftoi se 24-vjeçari është rikthyer që të stërvitej me grupin e plotë pasi testet e tjera toksikologjike kanë rezultuar negative.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›