E Enjte, 5 Nëntor 2026

Malësi e Madhe/ Akuzohet për dhunë në familje, arrestohet 46 vjeçari me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Një 46 vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet për dhunë në familje.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”.” njofton policia. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›