E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe/Kishte kultivuar 137 bimë narkotike, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga 54-vjeçari

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›