E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

TIRANË, 22 mars/ATSH/- Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si dhe kampionin e botës në boks Jurgen Uldedaj.

Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka vlerësuar të tre emrat e spikatur të sportit shqiptar për kontributin dhe sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare.

Marinaj i cilësoi sportistët si ambasadorë të denjë të zonës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, e vlerësoi këtë titull si një motivim të veçantë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Polonisë, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe vendlindjen e tij.

Ai e cilësoi këtë moment si një nga më të veçantët në jetën e tij, duke theksuar lidhjen e fortë me origjinën, një krenari që, sipas tij, e shtyn të japë maksimumin në fushë.

Ai u shpreh i vendosur për sfidën e radhës, duke nënvizuar se objektivi është vetëm fitorja, pavarësisht vështirësisë së përballjes.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›