“Malet e gjigantëve” – Në tregun e librit vjen studimi i profesor Coon kushtuar Gegëve të Shqipërisë

Në tregun e librit vjen botimi më i fundit me titull “Malet e Gjigantëve” me autor Carleton Coon dhe përkthyer nga ambasadori dhe njeriu i letrave Mal Berisha.
Libri flet mbi vërtetësinë e autoktonisë historike të ilirëve të veriut të Shqipërisë, që për autorin konsiderohet si ndër më të vjetrat në kontinentin evropian.
Studimi i matjeve antropologjike prej 1067 shqiptarësh i realizuar nga Profesori Coon as nuk është përsëritur dhe as nuk është sfiduar me që nga 1930 në formë, në masë apo edhe në shtrirje të tillë.
/RTSH/