E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mali i Zi, dështon propozimi për shkarkimin e Dritan Abazoviç

Me kërkesë të kryeminitrit Zdravko Krivokapiç, këtë të enjte, Kuvendi i Malit të Zi u mblodh për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, por shkarkimi i tij dështoi pasi deputetët nuk votuan pro rendit të ditës.

Sipas mediave vendase, për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11 dhe abstenuan 46.

Propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai propozoi për pasardhës ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

Kryeministri Zdravko Krivokapiq kërkoi shkarkimin e Abazoviqit, pasi koalicioni (GP URA dhe CIVIS) dhe deputetët e opozitës kërkuan një votë mosbesimi ndaj Qeverisë, të cilën deputetët do ta votojnë të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›