E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mali i Zi prit të krijojë qeverisë e re, Dritan Abazoviç mandatohet për kryeministër

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë i jep liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviç.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së enjte, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin. “Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi”, tha presidenti.

Kreu i lëvizjes URA pritet të formojë një qeveri pakice, që do të mbështetet edhe nga socialdemokratët e presidentit Gjukanoviç. Largimi nga koalicioni qeverisës i zv/kryeministrit Abazoviç u bë shkak i rënies së qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, me një mocion mosbesimi në 4 Shkurt. Ai shton se partitë tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviç, po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviqit dhe dy partitë tjera socialdemokrate. ​

Më pak se një muaj pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit, SNP-ja nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Qeverinë e Dritan Abazoviqit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›