E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mali i Zi vendos sot për Presidentin në raundin e dytë të votimeve! Kundërshtari i Gjukanoviç shihet si favorit

Malazezët i drejtohen sërish kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Sondazhet tregojnë se votimi mund të sjellë një përmbysje të Milo Gjukanoviç në krye të shtetit, i cili ka dominuar skenën politike të vendit për dekada.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të dhe do të mbyllen në orën 20:00, ndërsa rezultatet jozyrtare priten të dalin gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme (2 prill).

Balotazhi i sotëm vjen dy javë pas raundit të parë, ku Gjukanoviç mundi një sërë kundërshtarësh që shpresonin të shkundnin skenën politike, duke mbledhur 35 % të votave krahasuar me 29 % për kundërshtarin e tij kryesor, Jakov Milatoviç.

Megjithatë, analistët kanë favorizuar kryesisht Milatoviçin për të fituar presidencën, duke argumentuar se ekonomisti pro-evropian ka të ngjarë të tërheqë një numër të madh votuesish të dëshpëruar për ndryshim pas dekadash sundimi nga Gjukanoviç dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS).

Presidenti i Malit të Zi, i zgjedhur për një mandat pesë-vjeçar, ka një pozicion kryesisht ceremonial pasi shumica e pushtetit politik i takon kryeministrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›