E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi vishet kuq e zi, flamuj shqiptarë dhe aktivitete për 100-vjetor

Mal i Zi- Festimet e 100-vjeorit të pavarësisë së Shqipërisë kanë nisur prej ditësh në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi.

Ndonëse parlamenti i Malit te Zi disa muaj më parë vendosi të ndalojë mbatjen e flamurit në vende publike Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia e Rozhaja janë veshur kuq e zi me rastin e festës të flamurit, teksa aktivite të shumta po mbahen në nderim të figuarve të shquara që i sollen Shqipërisë lirinë në vitin 1912.

Sapo kalon në anën tjetër të kufirit vihen re flamuj shqiptarë të vendosur në ballkonet e dritaret e tyre. Gjatë ditës së djeshme janë mbjedhur 100 rrenjë ullinj për 100-vjetorin e pavarsisë, është çelur një ekspozitë me fotografi dhe piktuara dhe është mbajtur një mbrëmje gala nga studentet e Ulqinit që studiojnë në universitetin e Prishtinës.

Në fjalën e tij deputeti i shqiptarëve në Mal të Zi, Genc Nimanbegu tha se ndryshe nga vitet e tjera ky 100-vjetor ka bashkuar edhe partitë politike shqiptare në këtë vend. Teksa kanë përshendetur përvjetorin kryetari i këshillit nacional të shqiptarëve në Mal të Zi, Tahir Tahiri dhe kreu i komunës së Ulqinit Nazif Cung.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›