Mali rebelet humbin nje qytet

Trupa franceze dhe ato të qeverisë së Malit kanë avancuar në veri të vendit duke marrë në kontroll qytetin e Homborit, që para disa muajsh kishte rënë në duart e rebelëve dhe ekstremistëve islamikë.
Ky qytet shtrihet rreth 160 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Gaos, i konsideruar si një fortesë e rebelëve, që prej ndërhyrjes franceze ndodhet nën shënjestrën e sulmeve të herëpashershme ajrore.
Gjatë javës trupat franceze kanë bombarduar depot e armatimit dhe pika të tjera strategjike të logjistikës së rebelëve, ndërkohë që raportimet thonë se këta të fundit kanë hedhur në erë një urë që lidh Malin me Nigerin, nga ku mendohet se trupat e vendeve të rajonit të Afrikës Perëndimore të hapnin një front të ri lufte.
Rebelët tuaregë dhe ekstremistët islamikë mbajnë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të Malit që prej vitit të kaluar dhe në zonat e pushtuara kanë vendosur zbatimin e Sheriatit. Franca u përfshi ushtarakisht në ish-koloninë e saj më 11 janar dhe misioni ishte ndalimi i avancimit të rebelëve.