E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Jamarbër Malltezi ka publikuar një material me titullin “11 gënjeshtra në një dëshmi Taulanti”, menjëherë pas seancës në GJKKO ku dëshmoi Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

Malltezi, i cili është një nga të akuzuarit në çështjen “Partizani”, e cilëson dëshminë e Ballës të pavërtetë dhe rendit 11 pretendime që sipas tij përbëjnë kontradikta ose deklarime të rreme në procesin gjyqësor.

Në publikimin e tij, ai ngre pyetjen nëse prokurorët do të mbajnë përgjegjësi Ballën në rast se provohet dëshmi e rreme, duke kërkuar verifikim të deklaratave të bëra në sallën e gjyqit.

Taulant Balla ishte kallëzuesi i dosjes së depozituar në vitin 2020, që lidhet me hetimet për çështjen “Partizani”, ku nën akuzë ndodhet edhe Jamarbër Malltezi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›