Malmstrom Ndalni azilkerkuesit

Komisionerja për Sigurinë në Bashkimin Europian, Cecilia Malmstrom ka vënë në dijeni qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor, se korrupsioni është në rritje, duke lejuar grupet kriminale të infiltrohen në sektorin publik. Malmstrom kërkoi të sekuestrohen më shumë asete kriminale.
Gjatë fjalës hapëse në sesionin e parë të ministeralit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë që zhvillohet në Tiranë, Malmstrom bëri thirrje që të ndalet shkelja e rregullave të liberalizimit të vizave pasi numri i azilkërkuesve është i lartë.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit duhen forcuar. Kapacitet e tyre duhen forcuar për një luftë më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit transanacional, duke përfshirë këtu edhe hetimet financiare. Përpjekje duhen bërë për konfiskimin Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe pengon hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik dhe privat
Cecilia Malmstrom
Komisionerja për Sigurinë në BE e aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe mbetet shqetësues. Ai pengon hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik dhe privat. Të ketë dënime më të ashpra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Malmstrom.
Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka premtuar në këtë ministerial se Shqipëria do të bëjë një luftë më të ashpër për të penalizuar azilkërkuesit, pavarësisht se Shqipëria ka një numër më të vogël të tyre se Maqedonia apo Serbia.
“Shfrytëzoj rastin t’i përcjell Komisionit Evropian vendosmërinë tonë për të ndërmarrë çdo hap dhe për t’i dhënë përgjigjen më të vendosur këtij fenomeni. Ne jemi të gatshëm të firmosim çdo marrëveshje për rikthimin në vend të personave që abuzojnë me këtë vendim shumë të rëndësishëm dhe fisnik. Mbi bazën e këtij qëndrimi, ne kemi rikthyer nga Mbretëria e Belgjikës, dy herë, grupe shqiptarësh që kishin aplikuar në mënyrë të pamerituar për azil politik. Po përgatitemi ta bëjmë këtë gjë me Dukatin e Luksenburgut dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me secilin vend anëtar të zonës Shengen”, deklaroi Berisha.
Në ministerial marrin pjesë shtetet e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Shqipërisë, ku diskutohet në lidhje me reagimin e BE-së për të ndaluar për një afat të pacaktuar ballkanasit perëndimorë për të hyrë pa viza në zonën Schengen.