Malmstrom takon Berishen Bashkepunoni per 3 ligjet

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar të martën një takim me
Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, zonjën Cecilia
Malmstrom. Shefi i qeverisë e ka falenderuar komisioneren Malmstrom për
mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni Europian dhe ajo personalisht i
kanë dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.
Më tej ai e ka njohur me përpjekjet dhe reformat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, në dixhitalizimin e procedurave dhe rritjen e transparencës. Në takim u vlerësua edhe vazhdimësia e procesit të reformës në drejtësi, por edhe arritjet e rëndësishme të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar gjatë kësaj periudhe.
Nga ana e saj Komisionerja Malmstrom ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Komisionit Europian në të gjitha përpjekjet e Shqipërisë, për të ecur me shpejtësi në hapat e mëtejshëm të integrimit europian.
Malmstrom ka rikujtuar se forcat politike në parlament duhet të japin kontributin e tyre për miratimin e ligjeve të lidhura me integrimin, përfshi edhe tre ligjet e kërkuara në raportin e Komisionit Europian për marrjen e plotë të statusit të vendit kandidat.
Kryeministri Berisha ka siguruar Malmstrom se qeveria do të bëjë gjithçka për një proces të zgjedhor të lirë e të ndershëm, duke shprehur besimin se me Kodin Elektoral konsensual, i cili ka trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, procesi i ardhshëm zgjedhor do të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare ka kërkuar dërgimin e një numri sa më të madh të vëzhguesve të zgjedhjeve.