E Diel, 1 Nëntor 2026

Malshi: 3 mijë ha tokë bujqësore nën ujë në qarkun e Lezhës, evakuohen 9 familje

TIRANË, 7 janar/ATSH-Maela Marini/ Situata nga moti i keq në qarkun e Lezhës paraqitet në përmirësim, ndërkohë që ende ka rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore me prezencë uji.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Lezhës, Taulant Malshi informoi mbi situatën e orëve të fundit, ndërsa theksoi se në bashkinë Kurbin janë evakuar 8 familje, ndërsa në bashkinë Lezhë 1 familje.

Sipas tij prezencë uji në biznese nuk ka, por ka pasur disa parkingje nëntokësore me prezencë uji ku është ndërhyrë me pompa të zjarrfikëses që disponon bashkia Lezhë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Malshi theksoi se niveli i lumit Drin ka një rënie me rreth 20 cm dhe situata paraqitet me përmirësim krahasuar me dje.

Në bashkinë Lezhë, sipas tij, vazhdon të monitorohen të gjitha akset rrugore, të cilat janë me prezencë shumë të paktë uji.

Sipas Prefektit, “të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në gjithë qarkun”.

Ndërkohë Malshi informoi se ditën e sotme procesi mësimor vijon normalisht në të gjitha shkollat e qarkut, pas pezullimit dje të procesit në dy shkolla.

“Në bashkinë Lezhë që kishim problem ditën e djeshme me pezullimin e procesit mësimor në dy shkolla për shkak të prezencës në oborret e shkollave të ujit, sot vijon procesi mësimor vijon normalisht. Dje pasdite është ndërhyrë dhe ka pasur largim të ujit nga oborri i këtyre shkollave që vështirësonte procesin mësimor”, shtoi Malshi.

Në total, sipas tij, “janë rreth 3 mijë ha tokë bujqësore të përmbytura në gjithë qarkun”.

“Konkretisht janë mbi 1100 ha në bashkinë Lezhë tokë bujqësore me prezencë uji, ndërkohë që në bashkinë Kurbin janë rreth 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur. Mbrëmë është punuar deri vonë edhe nga drejtoria e kullimit me mjet eskavator me krahë të gjatë për përforcimin e argjinaturës në Drojë në bashkinë Kurbin”, theksoi prefekti i Lezhës.

Shkarkimet nga HEC-i i Qafë-Mollës dhe ai i Shkopet-Ulëzës, sipas Prefektit nuk kanë nisur ende.

“Pritet në orët në vijim të njoftohemi në kohë nëse do të ketë shkarkime, por nuk ka ndonjë ndikim të konsiderueshëm, nuk shfaqin rrezikshmëri. Nuk jemi totalisht jashtë rrezikut, sepse në orët e pasdites së sotme sipas informacioneve të priten reshje në territorin e qarkut, apo reshje më lartësi që pastaj shkarkohen drejt fushave të Zadrimës apo Patokut”, shtoi ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›