E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maltë, ishulli mesdhetarë sot referendum për divorcin

Qytetarët Maltës i janë drejtuar sot kutive të votimit,  në një referendum nëse duhet lejuar ose jo divorci.

Malta është i vetmi vend i Evropës që nuk e lejon praktiken e ndarjes me ligj të çifteve, edhe pse i njeh divorcet që bëhen jashtë shtetit.

Sondazhet tregojnë se rezultati ende nuk mund të dihet se si do të dal, pasi 40 % e votuesve ende janë të pavendosur.

Liderët politik të Maltës, nuk janë përfshirë në mënyrë direkte në fushatë duke iu bërë thirrje votuesve të tyre që të votojnë ashtu si u thotë ndërgjegja.

Malta ka një popullsi prej 400 mijë banorësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›