E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mamma Mia”, spektakli nis me art dhe emocione, fermerët sjellin versionin e tyre të muzikalit

Spektakli i kësaj të premteje në “Ferma VIP” ka nisur me muzikalin “Mamma Mia” të realizuar nga fermerët.

Pas provave të gjata përgjatë javës, fermerët kanë sjellë versionin e tyre të këtij muzikali.

Kjo “copëz arti” e sjellë në ekranin e Vizion Plus dhuroi mjaft emocione, ku i “ftuar special” ishte edhe Kiko, qenushi i dashur i fermës.

Në këtë mënyrë ata kanë përmbushur sfidën e përcaktuar nga Agai.

Ka nisur Prime i pestë i “Ferma Vip” në Vizion Plus, i spektaklit më të veçantë në Shqipëri, i cili shoqëron shqiptarët që prej 22 marsit në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma Vip 2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›