E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man United patjetër që duhet ta blejë Zahan

Sir Alex Ferguson duhet të siguroj me çdo kusht shërbimet e talentit anglez, Wilfried Zaha nga Crystal Palace. Kjo pasi që problemet e Fergusonit janë shtuar para sfidës më Real Madridin pas lëndimit të Ashley Young.

Mesfushori i krahut, Young ka lënduar ligamentet e gjurit dhe nuk do të mund të ndihmoj Unitedin në sfidën ndaj Realit.

Young nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë së paku edhe për një muaj duke humbur ndoshta ndeshjen e sezonit.

Fergie nuk ka zgjidhje adekuate në këtë krah ndërsa analistët anglez vlerësojnë se tani është e domosdoshme blerja e Zahas./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›