Man United, veç e ka emrin kampion

Manchester United ka arritur fitore në udhëtim te Sunderland për të siguruar në një mënyrë titullin kampion në Premierligë. Skuadra e Sir Alex Ferguson shënoj fitore me rezultat 1 me 0.
Një autogol i Bramble i shënuar në minutën e 27 të ndeshjes ishte vendimtar në këtë ndeshje.
Manchester United tani ka 77 pikë dhe është plot 18 pikë më shumë se City që është në vendin e dytë./Indeksonline/