Manaj spektakolar në Turqi, dy gola dhe shtyllë kundër Trabzonspor

Rey Manaj rikthehet në formën e tij më të mirë dhe paralajmëron kandidaturën e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024”.
Ish-sulmuesi i kombëtares po shkëlqen në superligen turke me fanellën e Sivaspor me lojë dhe mbi të gjitha atë që di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër, golin.
Në duelin e javës së 13 Sivasporti dhe Trabzonspori u ndanë në një barazim me gola 3 me 3, teksa për të zotët e shtëpisë dy gola i shënoi sulmuesi lushnjar. Manaj në fakt ishte kërcënim i madh për mbrojtjen mike që në fillim kur u ndal vetëm nga portieri në minutën e 6.
Mirëpo goli nuk do të vononte…
Në minutën e 20 përmes dy goditjeve të njëpasnjëshme me koke ai shënon golin e dytë për skuadrën e tij.
Por Trabzonspori në minutat e fundit të pjesës së parë barazoi shifrat me Pepe dhe Onuacu. Në fillim të pjesës së dytë Manaj sërish me kokë iu afrua golit, por këtë here shtylla e ndali.
Megjithatë qershia mbi torte ne aspektin personal ishte goli i dytë persona dhe i treti për ekipin e tij në minutën e 67.
Një gjuajtje fantastike nga distance që përfundoi në trekëndësh. Goli i tretë i miqve që barazoi shifrat sfumoi pak mbrëmjen e madhe të sulmuesit shqiptar, mirëpo forma në rritje e 26-vjeçarit dhe 4 golat e shënuar në kampionat deri tani, janë tregues që në repartin ofensiv, Silvinjo mund të ketë një tjeter zgjedhje të rëndësishme.