E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manal dhe Jona debatojnë

17/04/10 00:34

Domi është duke gatuar dhe pranë ka Jonën. Ato bisedojnë për dy konkurentët e Grande Fratello-s, të cilët kanë patur mundësinë ti takojnë pak më parë. Duke qënë se Jona ka qënë jashtë deri para një jave, ajo është më e informuar se Domi në lidhje me ecurinë e këtij programi dhe i tregon asaj se si ka shkuar rrjedha e ngjarjeve. Domi shprehet se dhe ajo e ka ndjekur këtë program dhe citon fjalët e George: më mirë një ditë si luan, se sa njëqind si dele. Domi shton se këtë frazë, ai e ka thënë në momentet para se të largohej nga shtëpia dhe ishte i irrituar. Më pas pranë dy vajzave, afrohet dhe Manal dhe ajo fillon të debatojë me Jonën. Jona shprehet se gjatë provës së javës Manal ka qënë shumë energjike dhe i është fërkuar me një nga vajzat e BB1. Jona i ka thënë vajzës se Manal sillet me të gjithë kështu në lojë, dhe Manal përgjigjet se kjo do të thotë se e ka bërë dhe me të. Jona thotë se ajo nuk e ka thënë me të keq këtë frazë, madje ia ka thënë veç vajzës, dhe nëse do të kishte patur ndonjë problem me Manalin do tia kishte thënë përballë më parë. Domi ndërhyn dhe i thotë Manalit se ajo nuk ka pse ta zgjasë kaq shumë këtë bisedë dhe të kërkojë argumente pa fund. Manal përgjigjet se ajo nuk e ka kuptuar arsyen se pse Jona e ka thënë këtë gjë dhe Jona thotë se ajo e ka lidhur argumentin e saj me lojën e djemshme, pasi Manal ka bërë të njëjtën gjë dhe dje. Manal shprehet se ndoshta vajza nuk e ka kuptuar se në çfarë aspekti e ka thënë Jona dhe kjo e fundit përgjigjet se nuk i intereson fare se si është kuptuar fraza e saj, por gjithsesi ajo nuk e ka thënë me të keq dhe Manali nuk do të kuptojë. Manal insiston se vajza mund të ketë kuptuar se Manal sillet keq me të gjithë dhe Jona përsëri mundohet ti shpjegohet me arsyetimin e saj, por Manal shton se ajo me Jonën nuk arrijnë të kuptohen. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›