Manastirliu promovon talentet e gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Gjimnazistët shqiptarë vijojnë të spikasin në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet dhe duke arritur rezultate të larta.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot disa prej talenteve të gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë.
Markelen Latifi, nxënës me arritje të larta në mësime. President i senatit të shkollës “Besnik Sykja” dhe pjesë e “Parlamentit të Nxënësve”, me aftësi shumë të mira në komunikimin publik.
Borena Pëllumbi, fituese e fazës së dytë të Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë. Pjesëmarrëse aktive në grupin e debatit, e pasionuar pas lëndëve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, nxënëse me rezultate të larta në mësime.
Alion Agolli, nxënës me arritje të larta në mësime, i talentuar në xhudo, fitues i shumë kampionateve në sportin e xhudos; pesë herë kampion i kampionatit shqiptar dhe tri herë kampion ndërkombëtar në xhudo.
Eriselda Rrënjollari, spikat në pikturë dhe është pjesëmarrëse në ekspozita të ndryshme. Nxënëse me arritje të larta në mësime. Pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar në Bitola të Maqedonisë së Veriut, ku ka fituar vlerësim dhe medalje. Me prirje edhe në fusha të tjera të artit si aktrimi, ka marrë pjesë në konkursin midis shkollave ku ka arritur të shkëlqejë dhe të jetë pjesë e grupit fitues si “Shfaqja më e mirë” e konkursit teatral TK-RIN-ART.
Shakira Çela, nxënëse e talentuar në fushën e aktrimit dhe kërcimit. Pjesëmarrëse në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve dhe Tirana Art Festival në kategorinë e kërcimit, ku është vlerësuar me disa çmime të ndryshme. Pjesëmarrëse dhe fituese në konkurse ndërkombëtare.
Sara Stafa, nxënëse me rezultate të larta në mësime, e talentuar në volejbollin profesional, pjesë e ekipit “Partizani” dhe e kombëtares “U18”.
Alisia Bakalli, nxënëse e talentuar në pikturë dhe aktrim, fituese e konkurseve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit dhe pjesëmarrëse në ekspozita të ndryshme për pikturë. Gjithashtu pjesëmarrëse në koloninë e piktorëve në Maqedoninë e Veriut, Bitola, duke u vlerësuar me medalje. Ka arritur të shkëlqejë në konkursin midis shkollave për aktrim dhe të jetë pjesë e grupit fitues të festivalit të Teatrit Kombëtar për të rinj si “Shfaqja më e mirë” TK-RIN-ART.
Mario Çobaj, nxënës i talentuar në fushën e aktrimit, pjesëmarrës në shumë konkurse dhe festivale teatrale për të rinjtë, fitues i çmimit të parë “Aktori më i Mirë Karakter” në festivalin teatror të shkollave të mesme “Gjergj Trola 2024”.
Ajla Agolli, artiste e re, e spikatur në artin figurativ, pjesëmarrëse në disa ekspozita. Fituese në kategorinë e arteve pamore të Tirana Art Festival 2024.
Glauk Zharri, nxënës me arritje të larta në mësime, pjesëmarrës në festivalin teatror TK-RIN-ART dhe gjithashtu pjesë e ekipit fitues me çmimin “Shfaqja më e mirë”. Pjesëmarrës aktiv në shoqërinë civile dhe organizata rinore, gjithashtu kryetar i klubit të vullnetarëve të shkollës.
Nathan Koreta, nxënës i talentuar në fushën e pikturës, ka fituar vlerësime ndërkombëtare për artin e tij. Ka marrë pjesë në ekspozita prestigjioze si Bienalja e 19-të e Artit të Rinjve në Kanagawa, Japoni, dhe konkursin “Always Green, Always Blue” në Toruń, Poloni. Puna e tij artistike reflekton kreativitet të jashtëzakonshëm dhe pasion për artin.
1 nga 11/m.m/a.f/r.e/