E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manastirliu takim me komunitetin shqiptar në Romë: Kontribuoni me votë për ta parë Shqipërinë në BE

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj zhvilluan sot një takim me komunitetin shqiptar në Romë, Itali.

Gjatë takimit, deputetet socialiste u bënë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

“Biseduam me shqiptarët që jetojnë në Itali, për rëndësinë e votës historike të diasporës, si kontribut i drejtpërdrejt i shqiptarëve jashtë vendit, për ta parë Shqipërinë në majën që i takon, si pjesë të Bashkimit Evropian”, u shpreh Manastirliu.

Ajo u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë të regjistrohen në Platformën Elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë qëndrimit në Romë, Manastirliu dhe Gjonaj u takuan edhe me Ester Duron, një e re shqiptare e diplomuar në Universitetin “Tor Vergata” në Romë, e cila sapo ka nisur rrugëtimin në fushën juridike në Itali, por me dëshirën e madhe për të kontribuar edhe për vendin amë duke nisur nga vota për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Krenare për shqiptarët e Italisë që shkëlqejnë me talentin dhe aftësitë e tyre dhe ruajnë me dashuri lidhjen e çmuar me atdheun”, u shpreh Manastirliu.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›