Mancester Juanjtid fiton me Liverpulin, ngjitet ne krye te Premier Liges
Pas tre fitoreve radhazi, Djajte e Kuq i shkaktojne humbjen e radhes Liverpulit. Mancester Junajtid ka marre "frenat" e Premier Liges, pas fitores se djeshme, ne ndeshjen kryesore te Premier Liges. Mancesteri eshte rikthyer ne krye te Premier Liges, pas fitores 2-1 qe siguroi ndaj Liverpulit, ne "Old Tratford". Nuk ka lene vend per asnje surprize ekipi i Aleks Ferguson, duke i veshtiresuar edhe me shume pozitat e Liverpulit, ne Premier Lige. Te Kuqte e Rafa Benitezit e nisen mjaft mire ndeshjen dhe shenuan golin e pare, me ane te Fernando Torres, brenda pese minutave te para. Por Uejni Runi barazoi shifrat nga pika e bardhe, pak minuta me vone dhe autori i fitores se madhe ishte mesfushori Park, ne pjesen e dyte te ndeshjes. Me kete fitore, Djajte e Kuq u ngjiten ne krye te Premier Liges, ne pritje te rezultatit te ndeshjes tjeter. Sakaq, humbjes se Liverpulit, qe synon vendin e katert dhe zonen "Champions", i eshte pergjigjur me nje fitore skuadra e Mancester Sitit. Ndaj Fulhemit ekipi i Roberto Mancinit shenoi nje fitore te madhe. Mancester Siti e siguroi trepikeshin, ne pjesen e pare te ndeshjes. Santa Kruz dhe Tevez ishin autore te dy golave per ekipin e Mancester Sitit, nderkohe qe shkurtoi diferencen e golave ne pjesen e dyte Merfi per ekipin e Fulhemit.