Mançester Junajtid mendon për Konten dhe Zidanen

Humbja e Manchester United ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve të martën, pavarësisht golit të Cristiano Ronaldos, mund t’i kushtojë vendin e punës trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer. Sipas shtypit anglez, trajneri norvegjez rrezikon të shkarkohet nëse nuk arrin t’i japë kthesë sezonit evropian të Djajve të Kuq.
Sipas Daily Express, janë tre kandidatë që United po i vlerëson për të zëvendësuar Solskjaer: Antonio Conte, Brendan Rodgers dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez do të ishte në pole position, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Ronaldon dhe Varane me të cilët ai punoi në Real Madrid.
Për më tepër, Zizou më në fund mund të trajnojë Pogba, një nga dëshirat e tij të mëdha si menaxher i Real Madridit.