E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mançester Siti largohet nga gara për Florian Virc

Florian Virc është gjithmonë e më pranë Bajernit të Mynihut. Sipas medieve angleze në ishull vetëm skuadra e Liverpul është ende e interesuar për shërbimet e mesfushorit gjerman. Nga kjo garë është larguar Mançester Siti. Drejtuesit e klubit kanë vënë re nga bisedimet e bëra me familjen e Virc se destinacioni i preferuar i lojtarit në këtë stad të karrierës mbetet Gjermania.

Transferimi në Mynih ka shumë mundësi të ndodhë pasi aty Virc do të gjente një ambient familjar. Nga ana tjetër klubi bavarez ka treguar se vlerësimin që ka për lojtarin pasi i ka premtuar një pagë prej super-lojtari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›