E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri prane trofeut te pare

Manchester United do te diskutoje pasditen e neserme trofeun e pare te ketij sezoni me skuadren rivale qe i eshte kthyer ne nje "mace te zeze", Aston Vilen. Ne stadiumin legjendar Uembli, me nje takim final, do te luhet ndeshja e vlefshme per Carling Cup. Ekipi i Aleks Ferguson vjen si favorit edhe per shkak te nivelit te futbollisteve dhe te lojes qe ka shfaqur, ndersa do te prese javen e ardhshme edhe Milanin ne ndeshjen e kthimit. Gjithsesi ndeshja e se dieles eshte nje moment i mire per te fituar trofeun e pare te vitit qe mund te jete edhe nje shtyse me tej per garen ne Champions League dhe Premiership, ku gjendet nje pike pas Celsit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›