E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manchester City mendon për të ardhmen, 2 emra për të zëvendësuar De Bruyne

Manchester City do të duhet të përballet me largimin e Kevin De Bruyne. Belgu do të largohet nga “qytetarët” në fund të sezonit aktual, siç njoftoi me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

Aktualisht janë dy lojtarë në shënjestrën e klubit të Pep Guardiolës: i pari është Gibbs-White, i cili mbërriti tek Nottingham Forest në vitin 2022 dhe është ndër lojtarët më të mirë në Premier League. Sezoni i ëndrrave për ish-lojtarin e Wolverhampton, por për momentin kërkesat janë të larta dhe vështirë se do të ketë një transferim në qershor.

Emri tjetër në krye të listës është Florian Wirtz, por Bayer Leverkuseni kërkon të paktën 100 milionë euro për të lënë të lirë talentin e tyre, shifër kjo e ndaluar edhe për Cityn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›