E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manchester United eliminon Liverpool nga FA Cup

Manchester United kaloi në raundin e pestë të FA Cup me një fitore dramatike, 3-2 ndaj Liverpool në Old Trafford.

“Reds” kaluan të parët në epërsi në një pjesë të parë argëtuese, kur Roberto Firmino asistoi për Mohamed Salah, i cili goditi topin në mënyrë klasike mbi Dean Henderson. United arriti të barazojë brenda 10 minutash, kur Greenwood dërgoi topin në këndin e poshtëm, 1-1.

Në pjesën e dytë, Rashford e vendosi United përsëri në avantazh, por që zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi Salah riktheu barazpeshën. Kur kishin mbetur dhe 12 minuta lojë, zëvendësuesi Bruno Fernandes vendosi fatin e ndeshjes me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer. Manchester United do të vazhdojë më tej në FA Cup, ndërsa Liverpool ndalet këtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›